
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka njoftuar në rrjetet sociale një konferencë të jashtëzakonshme të kreut të shtetit në lidhje me çështjen e patronazhistëve.
Sipas Tedi Blushit, presidenti do të shfaqë prova të qarta për SPAK në lidhje me atë që ai e quan aparatin e "fuks-shtetit".
Zëdhënësi i Presidencës fton dhe trupin diplomatik dhe Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR ta ndjekin këtë konferencë që do të mbahet rreth orës 12:45. (A2 Televizion)