
Presidenti Ilir Meta shprehu sërish shqetësimin e tij për rrjedhjen e informacioneve personale të bëra publike ditët e fundit.
Nisur nga një letër e drejtuar kryeministrit Edi Rama nga një politikane gjermane e SPD, Rezarta Reimann, presidenti Meta e cilësoi si “një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian”.
Meta i bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi “duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë”. (A2 Televizion)