
Sali Berisha është ende nen efektin e virozës, por Ilir Meta nuk mungoi të bënte një vizitë në selinë blu, ku u prit nga sekretari i përgjithshëm aty, Flamur Noka.
Mesazhin politik për vitin elektoral 2023 e dha rrëmbimthi për gazetarët: “Më shumë mbi aksionin opozitar Meta kishte rezervuar të thoshte në konferencë e thirrur për mediat. “Marrëdhënia jone me PD-në është e shkëlqyer. Nuk kemi iluzione se gara e 14 majit do të jetë një garë e barabartë me atë që Rama ka bërë. Por jemi të sigurt që qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar”.
Krenarisë së kryeministrit Rama për rezultatet e maratonës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kreu i Partisë së Lirisë i jep tjetër emër. “Janë thjesht shpikje të marrëdhënieve të publikut sikur punon shumë, por ai punon vetëm të vjedhë shqiptarët”.
Kryetari i Partisë së Lirisë i konsideroi 365 ditët që lamë pas si ditët e varfërimit, shpopullimit dhe të rritjes së korrupsionit, duke e quajtur “pakon e madhe” që qeveria dha për të ndihmuar qytetarët një pilulë mashtruese elektorale.
Ndërkohë, forca e partisë së tij në Parlament u bë edhe më e vogël me deputetin e Shkodrës që u largua prej tyre. Për Ilir Metën nuk do të ketë efekt ajo që e quan merkato të Rilindjes. “Nuk jam shqetësuar dhe nuk shqetësohem kurrë për merkaton e Rilindjes”.
Sipas Metës, opozita do ta përballojë forcën e pushtetit në zgjedhje me gjithë fryrjen e administratës si një tjetër armë për të ndikuar tek vota e qytetarëve. (A2 Televizion)