
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj reagoi në Facebook pas prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Shqipëria është e gatshme të vazhdojë me reformat e rëndësishme dhe pret hapjen e negociatave brenda vitit.
“Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020. Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, shkruan kryediplomati Cakaj. (A2 Televizion)