Rama për kritikët e anti-KÇK: Avokatë gjynahqarë të krimit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 18:36 | Politikë
Rama për kritikët e anti-KÇK: Avokatë gjynahqarë

Kryeministri Rama i ka quajtur “avokatë gjynahqarë të krimit” analistët dhe gazetarët që kanë kritikuar nismën e fundit të qeverisë, përmes Operacionit Forca e Ligjit.

“A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës anti-KÇK! Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet TV sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë”, shkruan Rama në Twitter.

“Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet TV për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS. Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos