49 pes – Jul Cezari kalon lumin Rubikon, duke sinjalizuar fillimin e luftës civile romake. 1778 – U nda nga jeta shkencëtari suedez Carl von Linne. Ai paraqiti nomenklaturën binare, me të cilën çdo bimë dhe kafshë ka emrin e gjinisë dhe llojit. 1863 – Në Londër u hap metroja e parë në botë. 1870 – John D. Rockefeller themelon në Ohajo korporatën “Standard Oil”, nxjerrësja dhe përpunuesja më e madhe e naftës në botë. 1920 -Traktati i Versajës hynë në fuqi, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore. 1920 – Në Gjenevë u themelua Lidhja e Kombeve. 1946 – Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara hapet në Londër, ku marrin pjesë përfaqësues të 51 vendeve. 1962 – Programi Apollo: NASA njofton planet për të ndërtuar mjetin C – 5 për nisjen e raketave. Ky mjet u bë i njohur si raketa Saturn V, që nisi në orbit çdo raketë të misionit Apollo në Hënë. 2001 - Wikipedia fillon si pjesë e projektit Nupedia, por do të bëhet faqe më vete pesë ditë më vonë.
Kalendari historik, 10 janar. (A2 Televizion)