Të gjithë kemi parë foto kafshësh të egra nëpër parqet natyrore të Afrikës, por nuk kemi parë ndonjëherë fotot bardhezi të shkrepura nga Laurent Baheux.
Fotografi francez ka grumbulluar në një libër koleksionin e tij të mrekullueshëm që tregon jo vetëm bukurinë e këtyre kafshëve, por edhe anën e tyre të brishtë.
“Nuk ka egërsi në këto foto. Laurent Baheux tregon anën e ndjeshme të kafshëve të egra”, lexohet në parathënien e librit. (A2 Televizion)