
Gentjan Mezani nuk është më trajner i Laçit. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë faqja e klubit kurbinas, e cila me anë të një postimi njoftoi për shkarkimin e teknikut vlonjat.
Shkak për këtë vendim kanë qenë rezultatet e dobëta çfarë bënë që skuadra të ishte larg çdo pritshmërie.
Në 15 ndeshje në kampionat nen drejtimin e Mezanit, skuadra fitoi 6 herë, barazoi një herë dhe u mund 8 ndeshje, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Gentian Mezani është trajneri i dytë që shkarkohet këtë sezon nga kurbinasit për shkak të rezultateve te dobëta. (A2 Televizion)