Bayern eliminohet nga Kupa e Gjermanisë me përmbysje nga Freiburg

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 07:11 | Futboll
Bayern eliminohet nga Kupa e Gjermanisë me përmbysje nga Freiburg

Surprizat ndodhin, Bayerni i ka dhënë lamtumirën Kupës së Gjermanisë në raundin e çerekfinales. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel, u mposht  2-1 nga Freiburgu duke u eliminuar përfundimisht nga ky trofe.

Edhe pse realizuan të parët me Upamekanon qe në minutën e 19-të, miqtë përmbysën shpejt gjithçka.  Hoflet në minutën e 27-të realizoi një supergol nga distance dhe vendosi heshtjen në Alianz Arena. Pas kësaj bavarezët u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e dytë por vetëm fati ndali festën e kampionëve gjerman.

Pavarësisht tentativave të shumta të Bayern, në fund ndodhi surpriza e madhe. Një top i prekur me dorë nga Musiala bëri që gjyqtari të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Holer me qetësi dërgoi topin në rrjetë.

Kaq mjaftoi që Freiburgu të merrte një biletë për në gjysmëfinale, ndërsa Bayern të mbyllte këtu rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë. Një disfatë që lë shije të hidhur dhe te Tomas Tuchel, në ndeshjen e tij te dytë në stolin e Bayern-it.

Objektivi bavarez, tashmë, mbetet titulli kampion dhe Champions League, aty ku përballë ka gjigandët e Manchester City-t. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=UskeyQgR2VI

A2 CNN Livestream

Latest Videos