
Milan nuk ka arritur dot të shkojë më shumë sesa një barazim pa gola ndaj Bologna, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Serisë A, të zhvilluar në San Siro.
Kuqezinjtë e patën të pamundur të mposhtnin portierin Skorupski, i cili u përgjigj mirë ndaj goditjeve të Girou, Bennacer apo Rebic, duke mbajtur të paprekur portën e tij.
Me këtë barazim, Milan ruan kryesimin i vetëm, por tashmë e sheh avantazhin ndaj Napolit të reduktuar në vetëm 1 pikë. (A2 Televizion)