
Milan u mund 1-2 nga Sassuolo në San Siro, duke vënë seriozisht në rrezik kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Calhanoglu në pjesën e parë, por Sassuolo përmbysi rezultatin në minutat e fundit, me një dygolësh të Raspadorit.
Milan ngel në kuotën e 66 pikëve, në vendin e dytë, por tashmë në pritje të rezultateve të ekipeve të tjera për të kuptuar nëse do të jetë sërish në këtë pozicion edhe pas kësaj jave. (A2 Televizion)