“Tradhtia angleze”, orët frenetike të rënies së Superligës europiane

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 20:19 | Futboll
“Tradhtia angleze”, orët frenetike të rënies së

U projektua në Spanjë e Itali dhe u tradhtua nga Britania e Madhe. 6 klubet më të mëdha angleze, që përbënin praktikisht gjysmën e ekipeve që do të merrnin pjesë në projektin e ri të futbollit e braktisën SuperLigën Europiane përmes reflektimit dhe ndjesës publike.

Sinjalet e rënies nisën me largimin e Ed Woodward, presidentit të klubit të Manchester United. Vendimi jo i mirëmenduar dhe situata e krijuar bënë që numri një i “djajve të kuq”, të heqë dorë pas 16 vjetësh nga klubi, funksionet e të cilit do të bien në fund të këtij viti.

Manchester City ishte skuadra e parë e cila njoftoi zyrtarisht largimin nga Superliga e Europes.  Protestat e tifozëve, reagimet e lojtarëve e trajnerëve, thirrja e shume institucioneve përfshirë vetë kryeministrin Boris Johnson, ishin shkak e dorëzimit të të gjitha klubeve e tjera angleze.

Tottenham pak minuta më vonë, publikoi vendimin për të hequr dorë nga projekti. Chelsea ishte klubi i radhës plotësoi dokumentacionin dhe pak orë më vonë njoftoi gjithashtu largimin. Arsenal u prononcua ne rrjetin social Twitter duke i kërkuar ndjesë tifozëve ndërsa e cilëson veprimin, një gabim të klubit.

https://a2news.com/2021/04/21/deshtimi-i-superleague-agnelli-e-pamundur-te-vazhdoje-pas-terheqjes-se-kaq-shume-klubeve/

 Liverpool ishte skuadra e fundit angleze që bëri prapakthehu, ndërsa publikoi edhe një video të presidentit John Henri ku shfaqet i penduar për veprimin e nxitur ndërsa i kërkon falje të gjithë dashamirësve të Liverpool per shqetësimin e krijuar në përgjatë 48 orëve.

https://a2news.com/2021/04/21/telefonata-qe-fundosi-super-ligen/

Pas skuadrave angleze, efekti domino i largimeve mbërriti në Spanjë me Atletico Madrid që mori të njëjtin vendim dhe komunikoi largimin nga Superliga. Rrugën e spanjollëve ndoqi edhe Inter që u bë skuadra e parë italiane që hoqi dorë nga projekti i Florentino Perez dhe Andrea Agnellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos