Milani humb në sytë e tifozëve shqiptarë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 23:05 | Futboll
Milani humb në sytë e tifozëve shqiptarë

Në “Gillette Stadium” të Masaçusetsit (SHBA), Milanin po e ndiqnin edhe tifozë shqiptarë, të cilët kishin vendosur një flamur kuqezi që dukej fare qartë në stadium.

Por, skuadra italiane që në vendin tonë ka shumë tifozë i zhgënjeu me rezultatin që mori ndaj Benfica, në miqësoren e përfunduar me rezultatin 1-0 për portugezët.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Adel Taarabt, një ish-futbollist i Milanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos