
Edi Rama e nisi punën si kryeministër për herë të tretë duke synuar një kontroll më të rreptë mediatik ndaj qeverisë.
Në mbledhjen e parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimi ku parashikon krimin e agjencisë për median dhe informimin nga ku i gjithë aktiviteti qeveritar duhet të përpunohet nga ky institucion i ri.
Sipas VKM-së, kjo agjenci ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore. Çka do të thotë se praktikisht, veprimtaria publike e të gjitha institucioneve shtetërore tashmë do të përqendrohet në duart e kryeministrit.
Krahas kësaj, qeveria ka vendosur t’i japë agjencisë të drejtën për të komunikuar me publikun dhe median si edhe të organizojë punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet qeveritare për çështje që ajo do të gjykojë se janë në interes publik.
Fuqia e kësaj Agjencie rrit edhe kompetencat e titullarit të institucionit. Sipas VKM-së, Drejtori i Agjencisë do të ketë një status të privilegjuar pasi është i barabartë me Ministrin e Shtetit dhe ushtron edhe detyrën e zëdhënësit të qeverisë. Çdo zëdhënës tjetër në ekzekutiv, do të jetë në varësi të tij.
Stafi i kësaj agjencie do te këtë në përbërje të gjithë zyrat e shtypit të institucioneve shtetërore. Vendimi i Këshillit të Ministrave është detyrues për ta, në rast refuzimi ata mbeten pa punë.
(A2 Televizion)