
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka paditur Kuvendin e Shqipërisë pas konstatimeve për pavlefshmëri në zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së dhe KPA-së.
Në kërkesë-padinë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së parë në Tiranë, ish-prokurori kërkon që të anulojnë si të paligjshëm vendimin e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi kandidatët Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo si dhe Dariel Sina Komisioner Publik, pasi që në momentin e zgjedhjes këta individë nuk kanë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur në këto funksione
Muçi thekson se është vënë në dijeni pas shkarkimit të tij, që pesë anëtarët e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykuan çështjen dhe Komisioneri Publik, Darjel Sina, janë emëruar në këto funksione nga Kuvendi në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit dhe në kundërshtim me procedurën e parashikuar në kushtetutë dhe ligj. (A2 Televizion)