
Me anë të një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga kjo e martë do të publikohet edhe testimet e kryera në laboratorët privatë, duke arsyetuar edhe vonesën e sotme të publikimit të shifrave.
“Në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, në strukturat publike dhe në laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndaj, mirëkuptim për vonesën”, thuhet në njoftim.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama theksoi se në raportimet e deritanishme nuk bëjnë pjesë testimet e kryera në spitalet private, por vetëm rastet pozitive. (A2 Televizion)