
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 750 të lënduarit që janë trajtuar në spitalet e zonave të goditura nga tërmeti. Në veçanti, të dhënat tregojnë që 660 prej tyre janë trajtuar vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.
Nga të mjekuarit, 65 prej tyre janë ende të shtruar në spital, kryesisht në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që për 3 prej tyre situata duket më e rënduar.
Me mijëra thirrje për ndihmë janë përballuar nga Urgjenca, pikërisht 3745 të tilla, duke realizuar realizuar 937 misione me autoambulancë.
Ministria thekson se të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të plotë. (A2 Televizion)