
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev thotë se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin.
Deklarata erdhi pas një valë sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura nga vendet perëndimore.
Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale VK se është koha për të "bllokuar ambasadat".
Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë, derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga presidenti Vladimir Putin. Por është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.
Medvedev dënoi edhe pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por theksoi se kjo i ofroi Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus. (A2 Televizion)