“Ne do të fitojmë”, Zelensky: Ukraina i ka rezistuar dhe i ka zmbrapsur sulmet

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 13:11 | Bota
“Ne do të fitojmë”, Zelensky: Ukraina i ka rezistuar dhe i

"Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë". Kështu është shprehur në video-mesazhin e fundit drejtuar ukrainasve të shtunën, presidenti Volodymyr Zelensky i cili u shpreh i bindur në fitore.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë. Ne mund të jetojmë në paqe së bashku, globalisht, si njerëz. Ushtria jonë, garda jonë kombëtare, policia jonë kombëtare, mbrojtja e territorit tonë, shërbimi special, shtetas të Ukrainës, ju lutemi vazhdoni. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës”.

Ai tha se kryeqyteti Kiev dhe qytetet kyçe rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë dhe u bëri thirrje ukrainasve që t'i rezistojnë pushtimit rus.

“Ne u kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, shtoi presidenti ukrainas, i cili theksoi se Rusia kishte goditur zonat e banuara duke përdorur raketa.

 "Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve".

“Dua që të gjithë në Rusi të më dëgjojnë. Të gjithë. Qindra ushtarë të kapur që janë këtu në Ukrainë nuk e dinë pse u dërguan këtu për të vrarë njerëz ose për t'u vrarë. Njerëzit duhet t'i tregojnë qeverisë pse lufta duhet të ndalet, më shumë njerëz nga vendi juaj do të qëndrojnë gjallë”, vijoi ai.

“Shtetasit tuaj po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj kësaj lufte. Ne e dimë se shumë njerëz në Rusi janë të tronditur tani nga brutaliteti i qeverisë ruse, ky është reagimi i duhur, unë jam mirënjohës për këtë reagim”, theksoi presidenti.

Zelensky tha se Ukraina tani ka "pothuajse mbështetjen e plotë të anëtarëve të BE-së për të përjashtuar Rusinë nga SËIFT", sistemi ndërkombëtar i pagesave që ka qenë në qendër të një debati rreth sanksioneve kundër Rusisë.

“Shpresoj se Gjermania dhe Hungaria do të kenë guxim të mjaftueshëm për të mbështetur këtë vendim”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

"Tani ka ardhur momenti vendimtar për t'i dhënë fund diskutimeve shumëvjeçare" për anëtarësimin e Ukrainës në bllok. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos