Me kallashnikov në dorë kundër rusëve, parlamentarja: Edhe ne gratë mbrojmë atdheun tonë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 13:57 | Bota
Me kallashnikov në dorë kundër rusëve, parlamentarja: Edhe

Në mesin e ukrainasve që kanë marrë armët të luftojnë pushtimin rus është edhe Kira Rudik, parlamentare dhe ish-menaxhere e degës ukrainase të Amazon Ring.

36-vjeçarja Rudik, shpjegoi në një postim në Twitter se kjo është detyra e saj.

“Është detyra ime të jem këtu. Unë jam e armatosur dhe stafi im gjithashtu", shkroi ajo krahas një fotoje më armë në dorë.

"Unë po mësoj të përdor kallashnikovin dhe po bëhem gati të marr armët. Është surreale, vetëm pak ditë më parë nuk do ta kisha çuar nëpër mend”.

Por duke pasur parasysh situatën ajo shton: "Gratë tona do të mbrojnë tokën tonë ashtu si burrat. Rroftë Ukraina!". (A2 Televizion)

https://twitter.com/kiraincongress/status/1497264543428448260

A2 CNN Livestream

Latest Videos