Ministrja Balluku konfirmon gjetjen e naftës në Shpirag

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 14:15 | Ekonomi
Ministrja Balluku konfirmon gjetjen e naftës në Shpirag

Qeveria konfirmon zyrtarisht gjetjen e naftës së lehtë në zonën e Shpiragut, një produkt i cili përveç se do të furnizojë rafineritë vendase është dhe më i kërkuar nga kompanitë e huaja.

Ministrja e linjës, Belinda Balluku deklaroi se ky konfirmim tashmë e bën Shqipërinë tërheqëse edhe për bizneset e huaja hidrokarbure, duke përshpejtuar marrëveshjet me ato kompani që tashmë janë në tratativa me qeverinë, por duke tërhequr dhe të tjera.

“Konfirmimi në pusin Shpirag 4 i jep Shell garancinë për të vazhduar punimet dhe investimet në pusin Shpirag 3. Sikurse përcaktohet në marrëveshjen e hidrokarbureve, shteti shqiptar përfiton rentë minerare, pjesën e tij të prodhimit si dhe tatim mbi fitimin që nga fuçia e parë e prodhuar. Çfarë është edhe më e rëndësishme, prodhimi nga ky pus do të simulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës dhe do krijojë standarde më të reja të prodhimit” deklaroi ministrja Balluku në një konferencë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos