Sipërmarrjet e huaja: Partitë të zgjidhin krizën

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 16:02 | Ekonomi
Sipërmarrjet e huaja: Partitë të zgjidhin krizën

Sipërmarrjet e huaja në Shqipëri i bëjnë apel klasës politike të zgjidhë krizën që po ndikon negativisht në ekonominë e vendit. Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, si dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku shprehin “frustrimin lidhur me pasigurinë politike”.

Ato i kërkojnë të gjitha partive politike të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik. Kjo pasi çdo ditë që kalon pa marrëveshje “dëmton besimin e qytetarëve në sistemin politik e ekonomik, si dhe pengon investimet e mundshme ndërkombëtare”.

Vetëm pak ditë më parë, për situatën reaguan edhe dhomat shqiptare të tregtisë dhe bashkimet e sipërmarrjes, duke deklaruar se kriza po dëmton turizmin, po dekurajon investimet e biznesit dhe konsumin e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos