Miqësoret në Turqi, ekipet e Superiores fate të ndryshme në ndeshjet e radhës

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 18:15 | Futboll
Miqësoret në Turqi, ekipet e Superiores fate të ndryshme në

Përgatitjet e skuadrave shqiptare në Antalia kanë vazhduar me miqësoret e radhës.

Partizani u thye 1-0 në testin përballë skuadrës së Superligës turke, Trabzonspor. Ndeshja u vendos nga goli i Sorloth në mesin e pjesës së parë, me trajnerin Sormani që gjithsesi u shfaq i kënaqur nga sinjalet që mori nga skuadra.

Te kampionët e Shqipërisë debutoi mbrojtësi Kërçiku, i cili iu bashkua të kuqve nga rivalët e përjetshëm të Tiranës.

Kukësi në anën tjetër, barazoi 1 me 1 përballë Malatiaspor. I përfolur për një rikthim të mundshëm në elitën e futbollit belg, Kristal Abazaj evitoi humbjen e kryesuesve të kampionatit, duke shënuar 7 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Ndërsa Tirana fitoi në miqësoren e radhës me rezultatin 1-0 përballë hungarezëve të Mezokovesdi me gol të Çales. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos