Menaxheri për A2: Rrahmani, marrëveshje e mbyllur me Napolin. Roshi drejt La Liga-s

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 12:23 | Futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ardian Aliaj, tashmë në rolin e menaxherit, konfirmon lajme të bujshme për merkaton e futbollistëve shqiptarë.

Amir Rrahmani është praktikisht lojtar i Napolit, ku mbeten vetëm disa detaje teknike për t’u zgjidhur, ndërsa Odise Roshi është në negociata për t’u transferuar drejt La Liga-s spanjolle.

“Rrahmani te Napoli është e mbyllur. Janë gjëra teknike, të cilat pritet t’i mbyllim javën e ardhshme. Është privilegj të jesh menaxher i Rrahmanit dhe ta çosh te Napoli. Ka qenë një punë e madhe, me peripeci, që kemi ardhur deri këtu. Por jam shumë krenar për lojtarin pasi e meriton. Rrahmani është një djalë që ka punuar shumë. Lojtarët shqiptarë duhet të kenë besim te vetja, në punën e tyre, se mund të arrihet gjithçka.

Ardian Aliaj

Unë jam agjent edhe i Roshit dhe kemi shumë interes nga Spanja, nga La Liga. Po pres me shumë ankth lajmet nga Spanja. Shpresa që “raketa” jonë Odi të fluturojë për Spanjë. Këto janë të rejat aktuale”, u shpreh Aliaj për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos