
Milani është një kantier i hapur pas një gjysmës së parë të sezonit totalisht të dështuar.
Zlatan Ibrahimovic ishte i pari që mbërriti në Milano në këtë merkato dimërore, ndërsa një ditë më parë u zyrtarizua edhe largimi i Borinit te Verona.
Po ashtu, edhe portieri Reina ka arritur marrëveshjen me Aston Villa-n dhe do të kalojë në Premier League. Një tjetër lojtar që do të lërë kuqezinjtë është edhe mbrojtësi Caldara, i cili do të rikthehet te Atalanta.
Për të zëvendësuar italianin, Milani ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin 30-vjeçar danez Kjaer. Sipas mediave italiane, te kuqezinjtë e kanë vendin e sigurt vetëm Zlatan, Donnarumma, Leao dhe Hernandez, ndërsa për të tjetër, Boban është duke pritur ofertat. (A2 Televizion)