Ekipi futet në kategorinë e parë, rinovon me futbollistin më të vjetër në botë

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 11:56 | Futboll

Kazuyoshi Miura është 52 vjeç, por te Yokohama FC, skuadrës së ngjitur këtë sezon mes më të mirëve në Japoni, besojnë ende te ai, duke i zgjatur kontratën.

“King Kazu” është futbollisti më i vjetër profesionist, i cili do të ketë një mundësi të artë të luajë ndaj  Andres Iniesta dhe Podolskit, në ndeshjen e parë të sezonit në kategorinë e parë të futbollit në Japoni, më 23 shkurt.

Kazuyoshi Miura, 52 vjeç

Yokohama FC u rendit në vendin e dytë sezonin e kaluar në Japoni, duke siguruar rikthimin në kategorinë e parë pas 13 sezonesh, por pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e klubit i kanë rinovuar kontratën 52-vjeçarit.

Sezonin e fundit, Miura u aktivizua në 3 ndeshje, por nuk mundi të shënojë asnjë gol edhe pse luan si sulmues. Ai e nisi karrierën në vitin e largët 1982 në Brazil, ndërsa më pas ka luajtur edhe në Itali me Genoa-n, por edhe me Dinamon e Zagrebit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos