Miqësorja me Katarin, Reja: Kjo skuadër ka potencial, të ardhmen akoma nuk e di

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 17:34 | Futboll
Miqësorja me Katarin, Reja: Kjo skuadër ka potencial, të ardhmen

“Disa lojtarë nga Superliga shqiptare meritojnë të grumbullohen dhe me kombëtaren A”. Ishte kjo deklarata e trajnerit italian Edi Reja, që përballë gazetarëve tregoi pritshmëritë e tij për këtë skuadër.

Miqësorja me Katarin, e programuar për këtë të mërkurë në Spanjë, do të shërbejë si një test i mirë për të gjithë djemtë e Superligës, që pas takimit me Arabinë Saudite duhet të tregojnë sërish cilësitë e tyre.

Tekniku italian tregoi se ky grup ka potencial dhe se të gjithë lojtarët e kanë merituar një ftesë. “Unë jam i bindur se ky grup do të bëj një paraqitje mjaftë të mirë me Katarin, por s’mund të bëj një krahasim të veçantë për çdo individë. Këta lojtarë e meritojnë që të luajnë me Kombëtaren shqiptare. Ne i japim mundësinë sepse i kemi ndjekur vazhdimisht. Për mua nuk ka ndryshim midis kësaj Kombëtareje ose asaj A, për mua janë të gjithë njësoj. Sigurisht, kam disa lojtarë që më kanë lënë përshtypje të mira dhe mund t’i ftoj në të ardhme. Nuk do të doja të merresha me emra të veçantë. Janë të gjithë lojtarë shumë të vlefshëm, kanë vlera dhe kanë bërë paraqitje pozitive, duke shprehur potencialin e tyre”.

I pyetur për të ardhmen  e tij, Reja theksoi se pas miqësoreve do të diskutohet nëse do të vazhdojë apo jo.

“Nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me herën e fundin. Nuk ka asnjë të re. Kur të mbarojë kontrata do të ulemi me të gjithë dhe do të diskutojmë për të ardhmen”. Kombëtarja shqiptare u grumbullua të shtunën, ndërsa do të përgatitet në Durrës deri të hënën, më pas kuqezinjtë do i drejtohen Spanjës ku të mërkurën në orën 18:30 do të luajnë dhe miqësoren me Katarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos