Miratohet ligji, arkiva e ish-sigurimit nuk është më sekret shtetëror

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 14:35 | Politikë
Miratohet ligji, arkiva e ish-sigurimit nuk është më sekret

Ndonëse seanca parlamentare u karakterizua nga protesta e deputetëve opozitar, maxhoranca me kartonët e saj miratoi ligjin e ri për sekretin shtetëror, mes të cilave parashikon edhe deklasifikimin e dosjeve te ish-sigurimit të shtetit.

Sipas këtij neni të ri të miratuar nga Kuvendi, arkiva e ish-sigurimit nuk cilësohet më sekret shtetëror dhe për rrjedhojë, aksesi në to është edhe më i lehtë.

Miratimi i këtij neni në Komisionet parlamentare erdhi si propozim i grupit parlamentar të PD-së, por aktualiteti politik duket se ka prevaluar mbi konsensusin e fundvitit 2022 përhapjen e dosjeve të komunizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos