Makina përplaset me trafikndarësen në Fier-Vlorë, 8 të lënduar

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 09:55 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Një automjet është përplasur me trafikndarësen pranë fshatit Bishan.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos