Aksident në Fier, ndërron jetë 30-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 21:36 | Kronikë
Aksident në Fier, ndërron jetë 30-vjeçari

Policia e Fierit ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta", është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 30-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos