Mbytet një 60-vjeçare nga Elbasani te Shkëmbi i Kavajës

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 10:08 | Kronikë
Mbytet një 60-vjeçare nga Elbasani te Shkëmbi i Kavajës

Një tjetër person ka ndërruar jetë pasi është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:45 të së martës te Shkëmbi i Kavajës. Sipas policisë viktima është shtetasja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan.

Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet të jetë mbytur teksa ishte duke u larë në det. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos