“‘Mish për top’ për të shpëtuar Ramën”, Basha komenton dorëheqjen e Lleshajt

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 17:19 | Politikë
“‘Mish për top’ për të shpëtuar

Mesazh me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti një fjalim, kur ndër të tjera foli edhe për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, si dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Basha u shpreh se kryeministri Rama reagoi pas 3 ditësh, pasi u tentua të manipulohej krimi shtetëror.

“Vrasja e Klodian Rashës në derë të shtëpisë, tregues i pandjeshmërisë ndaj qytetarëve. Mizore përpjekja për të fshehur e manipuluar krimin shtetëror. Rama, hazërxhevap për banalitete, 3 ditë heshtje për vrasjen e Klodianit. Heshtja e Ramës, ndërsa përpiqej të manipulonte opinionin. Reagimi pas 3 ditësh, pasi pa vendosmërinë e qytetarëve. Ministri i Brendshëm, mish për top për të shpëtuar Ramën”, u shpreh Basha.

Basha komentoi edhe protestat e dy ditëve të fundit. “Krenari e madhe për këtë rini. Si para 30 vitesh, të rinjtë e sotëm nuk durojnë propagandën qeveritare. Të rinjtë nuk rrinë dot duarkryq para padrejtësisë dhe krimit shtetëror. Rinia shqiptare nuk ka e frikë dhunën e kësaj policie politike”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos