Mjegull, shi dhe erë në Llogora, probleme në qarkullim

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 14:32 | Aktualitet

Mjegull, erë e fuqishme si dhe reshje shiu të dendura në qafën e Llogorasë, kanë bërë që të krijohet vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Aksi rrugor nga Pisha Flamur deri në afërsi të vend-hedhjes së Parashutisteve gati 5 km, shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është e kufizuat nga mjegulla, po ashtu dhe era e fuqishme është një rrezik për automjetet që kalojnë në atë aks.

Aktualisht, Policia po stacionon patrulla për të shmangur problematikat dhe orientuar drejtuesit e mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos