
Mocioni me debat për çështjen McGonigal, do të zhvillohet brenda 30 ditëve. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, sipas të cilit për këtë çështje do të diskutojë edhe me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës për të dakordësuar datën. Ai thotë se ka propozuar 12 orë debat pë këtë çështje.
“Kemi miratuar mocionin me debat brenda 30 ditëve nga dita e votimit më duhet që me kryetarët e grupeve Alibeaj, Doda dhe Mediu të ulemi të përcaktojmë modalitet unë kam propozuar 12 orë 10 e mëngjesit deri 10 e darkës dhe çdo deputet të ketë kohë 5 minuta dhe na duhet të biem dakord për datën. Mendoj që një nga të enjtet që vijnë ta zhvillojmë këtë debat ndoshta edhe sot. Do u kërkoj grupeve të opozitës që të ulemi dhe të flasim për këtë çështje. E di që do të vijnë të thonë e duam pa limit. Nëse do vihet me këto lloj kërkesash ne jemi të gatshëm ta zhvillojmë debatin dhe gjithmonë ka një kohë”.
Ai siguroi që në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)