Momente emocionale janë përjetuar kur 29-vjeçarja Ganime Bük, e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë, u bashkua me tre fëmijët e saj, të cilët prej disa ditësh nuk dinin asgjë për shëndetin e saj.
Në momentin kur ra tërmeti, 29-vjeçarja ishte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët në banesën e tyre, e cila u shemb plotësisht dhe u kthye në pak sekonda në gërmadhë, duke zënë poshtë nënën, ndërsa të tjerët arritën të dalin në kohë.
Bük, e cila u shpëtua nga rrënojat disa orë më vonë, u dërgua në spital ku u konstatua se kishte fraktura dhe mavijosje në trup, por që nuk kishte asnjë rrezik për jetën.
Në videon e shpërndarë në mediat turke, shihet momenti kur Bük, në pamundësi për të kontrolluar lotët me fëmijët e saj, u përpoq t'ia lehtësonte mallin duke u puthur duart atyre, e duke i pyetur nëse janë mirë me shëndet.



(A2 Televizion)