Momenti kur shpërthen bomba në shkollën fetare në Pakistan

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 17:38 | Kapur në kamera
Momenti kur shpërthen bomba në shkollën fetare në Pakistan

Një video e shpërndarë nga policia pakistaneze tregon momentin tragjik kur një bombë shpërtheu brenda një shkolle fetare në qytetin Peshavar këtë të martë. Nga shpërthimi raportohet se kanë humbur jetën të paktën 7 persona dhe kanë mbetur të plagosur 80 vetë.

Në video shfaqet një shkollar mysliman, Sheikh Rahimullah, i cili po fliste para studentëve të tij për rëndësinë e arsimimit, pikërisht në momentin kur shpërthen bomba, duke rrëzuar edhe kamerën në tokë.

Asnjë organizatë apo individ nuk e ka marrë përsipër sulmun, e ndodhur në një zonë pranë kufirit me Afganistanit. Shefi i Policisë së Peshavarit, Mohammad Ali Gandapur, tha për Reuters se në total janë përdorur 6 kg lëndë plasëse. (A2 Televizion)

https://youtu.be/gZzYrbUvdl8

A2 CNN Livestream

Latest Videos