Monedha virtuale që mund të sfidojë Bitcoin, Elon Musk ia rrit vlerën me një status

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 21:17 | Aktualitet
Monedha virtuale që mund të sfidojë Bitcoin, Elon Musk ia rrit

Ajo që nisi si një kriptomonedhë e frymëzuar nga memet tani “ka pushtuar” Twitterin e Elon Musk.

Ceo i Teslas dhe SpaceX bëri në Twitter disa shaka për kriptomonedhat, duke përmendur rivalin e Bitcoin, “Doge".

Mjaftoi kjo shaka që aksionet e Dogecoin të rriten deri në gati 20% dhe ta vendosë atë në listën e temave trend në Twitter. Miliarderi madje shkoi deri në azhurnimin e bios së tij me përshkrimin "Ish-CEO i Dogecoin".

Postimet e Musk në Twitter vijnë ndërsa kriptomonedha Bitcoin arriti kulmin e vlerës së saj gjatë pandemisë së koronavirusit. Javën e kaluar, bitcoin kaloi vlerën e 24 mijë dollarëve, ndërsa vijon të fitojë popullaritet midis investitorëve.

Ndërkaq, Dogecoin u krijua në 2014 nga një meme popullore në internet e titullar "doge", dhe që përmban një foto të një qeni. Megjithëse, monedha virtuale filloi si një shaka, aktualisht ka një vlerë tregu prej gati 570 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos