
Ilir Meta nuk është i vetmi që mendon që KED e drejtuar nga Ardian Dvorani nuk ka qenë transparente.
Edhe Komisioni i Pavarur për monitorimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, e rendit ndër problematikat kryesore të hasura gjatë punës së tij 1-vjeçare.
Por rregullorja e KED-së do të ndryshojë. Ky është kusht i kuvendit.
Në 18 raporte, gjatë 1 viti ekzistencë, Komisioni i Pavarur për monitorimin e reformës në drejtësi ka prodhuar rekomandime.
Sipas Ulsi Manjës duhet zbatuar para se të krijohen ngërçe të reja. Puna e strukturës së posaçme përfundoi me ngritjen e institucionit të fundit të drejtësisë së re, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Monitorimin do ta bëjë Komisioni i Ligjeve. (A2 Televizion)