
Juventus e ka nisur me fitore edicionin e ri të Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo ka fituar në Kiev me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dinamos, me dy gola të shënuar nga Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll shënoi sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes (46’) golin që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në fund të ndeshjes vulosi gjithçka me golin e tij të dytë (84’).
Juventus ndodhet në grupin G të Champions League, së bashku me Dinamo Kyev, Barcelona dhe Ferencvaros. (A2 Televizion)