Mori 2 mijë euro ryshfet, Apeli rikthen në burg ish-drejtuesin e prokurorisë së Kukësit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 11:04 | Kronikë
Mori 2 mijë euro ryshfet, Apeli rikthen në burg ish-drejtuesin e

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, u dënua me 2 vjet e 4 muaj burgim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të ndryshojë vendimin e Shkallës së Parë, që e kishte lënë Kariqin në shërbim prove.

Për 3 të dënuarit e tjerë në shkallën e parë, Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, Apeli la të pandryshuar dënimet. Secili prej tyre rezulton i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Kariqi gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 vjet.

Kariqi u arrestua fillimisht në qershor 2021, për ryshfet në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për një person që po hetoj për trafik narkotikësh nga Prokuroria e Kukësit. Sipas burimeve të A2 CNN, Kariqi është përgjuar dhe filmuar teksa ka marrë paratë nga vëllai i personit që ishte nën hetim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/01/u-arrestua-nga-spak-prokurori-i-kukesit-u-filmua-teksa-merrte-2-mije-euro-ryshfet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos