Aksidente të shumta, Policia Rrugore shton masat ndaj shoferëve në juglindje

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 09:52 | Kronikë
Aksidente të shumta, Policia Rrugore shton masat ndaj shoferëve

Policia Rrugore bën "kërdinë" në juglindje. Pas një sërë aksidentesh në Korçë, policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullat dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve.

Gjatë 1 jave, sipas statistikave, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh të cilët kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe po ashtu pa leje drejtimi. Rreth 20 mjete janë bllokuar, përfshirë këtu makina dhe motorë pa dokumentacionin e duhur.

Ndërsa përsa i përket gjobave, numri i tyre brenda një jave ka arritur në 1100. Gjatë këtij muaji, fatmirësisht ka pasur vetëm 3 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet janë shtrirë përgjatë gjithë qarkut, duke vendosur edhe radar në akset nacionale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/15/rreziku-ne-rruget-e-korces-tre-aksidente-dy-viktima-dhe-5-te-plagosur-ne-tre-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos