
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Kajan në Elbasan.
Policia bën të ditur se mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. K. 73 vjeç.
Si pasojë është lënduar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)