Divjakë, i moshuari humb jetën nga goditjet e një mjeti bujqësor

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 15:33 | Kronikë
Divjakë, i moshuari humb jetën nga goditjet e një mjeti

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë si pasojë e një aksidenti tragjik teksa po punonte.  

Sipas informacioneve, i moshuari ndodhej në fshatin Babunjë, dhe po punonte tokën kur u godit në mënyre të cilësuar paraprakisht si aksidentale nga një frezë dore.

I moshuari me inicialet A.B. ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos