
Reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore, situatë kjo që vijon deri pasdite kur temperaturat ulen ndjeshëm dhe dëbora shfaqet deri 200 metra lartësi nga niveli i detit.
Gjatë pasdites, reshjet lokalizohen drejt jugut dhe zonave lindore, deri afër mesnatës kur reshjet ndalojnë.
Temperaturat mbeten të larta, deri afër mbrëmjes, kur pritet një rënie e ndjeshme dhe e menjëhershme e vlerave termike në territor duke shënuar 0°C në 90% të tij; në zonat malore termometri zbret 7-8°C nën nivelin e ngrirjes. (A2 Televizion)