Vizita e Erdogan, Gjata: Turqia, aleat strategjik, na është gjendur pranë në momente delikate

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 21:33 | Aktualitet
Vizita e Erdogan, Gjata: Turqia, aleat strategjik, na është gjendur

Gazetari Pandi Gjata foli në Absolut 4 dhe për vizitën e presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, e cila u komentua shumë nga analistë të ndryshëm për mënyrën sesi u prit nga kryeministri Edi Rama.

Për Gjatën, Turqia është një aleat strategjik, e cila i është gjendur pranë Shqipërisë në momente të vështira. Ai shtoi së marrëdhëniet e ngushta me këtë vend nuk zhvendosin vëmendjen nga agjenda europiane.

https://a2news.com/2022/01/20/vizita-e-erdogan-ne-tirane-shano-e-padiskutueshme-qe-turqia-ka-interes-ne-shqiperi/

“Jo vetëm nga z.Rama, por edhe nga Berisha, kur Erdogan ka mbërritur në Shqipëri, vizitat kanë qenë pompoze. Ne e kemi rrugën drejt Brukseli, por marrëdhëniet me Turqinë nuk i kemi ndarë. Turqia na është gjendur në momentet më delikate. Me tërmetin, në fillimin e pandemisë, mbërritjen e vaksinave të para kineze, kur nuk kishin se nga na vinin në kulmin e Covid. Padyshim ishte një vizitë pompoze. Është komentuar gjatë. Por nuk besoj se e zhvendos drejtimin në lidhje me integrimin. Ne kemi një fat të përbashkët me Turqinë pasi dhe asaj prej vitesh i janë mbyllur dyert drejt BE”, tha Gjata në Absolut 4. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/20/pse-po-ikin-shqiptaret-shano-ua-kane-pire-lengun-kapesve-te-shtetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos