“Turqia vepron shumë afër popullit”, Haçkaj: Rama, mjeshtër i mikpritjes

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 21:53 | Aktualitet
“Turqia vepron shumë afër popullit”, Haçkaj: Rama,

Vizita e Erdogan dhe pritja e tij nga autoritetet shqiptare ishte një ndër temat që u diskutua në emisionin Absolut 4 në A2 CNN.

Për Ardian Haçkajn nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, vizita e Erdogan ka më shumë impakt në syrin e publikut pasi ajo vepron shumë pranë popullit me kontakte direkte me përfituesin, ndërsa ndihmat e BE kalojnë përmes institucioneve.

“Turqia, kur e shikojmë vepron shumë më afër popullit, shqiptarëve por edhe zonave të tjera të saj të influencës. Pra Turqia nuk i bën Shqipërisë ndihma buxhetore pasi nuk i ka mekanizmat sikurse i ka BE. Nëse Turqia kërkon kontaktin direkt me përfituesin, nëpërmjet ndihmave humanitare, ndërtimit të shtëpive, fesë, objekteve të kultit, BE kalon gjithmonë përmes të institucioneve”, tha Haçkaj.

Haçkaj vlerësoi dhe kryeministrin Rama për mënyrën sesi pret liderët e huaj, duke sjellë në vëmendje dhe rastin e homologut holandez.

“Pse pritet presidenti turk në këtë mënyrë? Dua të them që kryeministri Rama është një nga personat më të aftë për të ndërtuar një mjedis mikpritës. Me Rutte i tregoi piktura. Ai ngeli gojëhapur. Është aset. Shqipëria nuk ka politikë të jashtme”, përfundoi Haçkaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos