“Mot i nxehtë paradite, pasdite rrebeshe të përkohshme”, parashikimi: 9 korrik 2021

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 07:02 | Aktualitet
“Mot i nxehtë paradite, pasdite rrebeshe të

Vijon moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në veri-verilindje ku priten rrebeshe të përkohshme.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2°C pas mesditës, duke bërë që termometri maksimal të zbresë në 34°C në zonat malore dhe rreth 37°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë mesditës nga drejtimi perëndimor deri në mbrëmje kur era do të marrë drejtim verior, ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet mbi 2 ballë gjatë orëve të mesditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos