
Gjykata e Posaçme lë në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tusha. Mbeten të pandryshuara masat e sigurisë të dhëna më herët në mungesë.
Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pavarësisht se gjykata nuk ishte shprehur akoma në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij.
Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme në fletoren zyrtare thuhet se Tushe shkarkohet pasi ka kryer shkelje të rënda, por pa specifikuar se për çfarë shkelje bëhet fjalë.
Vendimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama është i datës 6 korrik, ditën kur kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u vu në pranga në kuadër të një aksioni antikorrupsion, të urdhëruar nga SPAK. (A2 Televizion)