
Aeroporti i Kukësit ‘Zayed Flatrat e Veriut’, ka njoftuar se është plotësisht gati për nisjen zyrtarisht të fluturimeve ndërkombëtare, ditën e premte date 9 korrik.
Drejtori i Aeroportit, bëri të ditur se nga ana teknike janë të marrë të gjitha masat teknike që procedurat e pritjes dhe përcjelljes se avionëve të jenë të suksesshme, duke synuar jo vetëm linjat ajrore, por edhe charterat apo avionët privatë.
Ndërkohë më shumë se 100 djem e vajza nga Kukësi të trajnuar janë të punësuar në sektorin e sigurisë, shërbimeve, mirëmbajtjes dhe check-in.
Edhe me shtimin e aktivitetit të punës në vijim, drejtori i aeroportit, thekson se gjithmonë prioritet do kenë të rinjtë nga Kukësi.
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që i besuan mandatin e tretë qeverisë në fuqi. (A2 Televizion)