All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Moti i keq, Bashkia Lezhë bën paralajmërimin e radhës: Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje!

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 18:01 | Aktualitet
Moti i keq, Bashkia Lezhë bën paralajmërimin e radhës:
All - Paragraf - 1

Bashkia e Lezhës ka bërë apelin e dytë radhazi pas atij të djeshmit në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë të paktën një pjesë të territorit tonë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Bashkia njofton qytetarët për motin e keq. Në postim shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje.

All - Paragraf - 3

Nisur nga kjo situatë që pritet të krijohet, Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

All - Paragraf - 6

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”. (A2 Televizion)

Njoftimi i Bashkisë Lezhë
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos